Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nga Artan Fuga / Të kapim standardet e Mesjetës!

21:23 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artan Fuga

Eshtë për herë të parë që nesër më 25 janar antarë të asambleve të universitetit të Tiranës, por edhe të tjerë kolegë të nderuar, nga asamble të universiteteve të tjera, takohen lirshëm dhe me iniciativën e tyre për të biseduar rreth krizës universitare dhe rrugëdaljeve nga ajo.

Sa mirë është menduar që mjafton të jesh pedagog universiteti, i një nga universitetet e vendit, publik a privat, dhe je i mirëpritur.

Nesër në ora 10, në Sallën qendrore të ndërtesës Iliria, pra ndodh një event pa precedent!

Universitarët për universitetin!

Intelektualët për liritë dhe të drejtat akademike!

Pedagogët për fatin e studentëve, të arsimit të lartë, të dijes dhe mëncurisë kombëtare, për lirinë e kërkimit shkencor, për cilësinë e arsimit dhe diplomave, për dinjitetin dhe statusin social dhe profesional të tyre!

Kjo është demokracia, kur vjen nga poshtë!

Kjo është demokracia, kur është e decentralizuar!

Kjo është demokracia, kur ka kuvende dhe dialog horizontal!

As monolog,

as dialog,

por kulog!

Kulogu i parë i universitarëve në Shqipëri pas 60 vjet jetë universitare!

Kjo është demokracia, kur pranohet tjetri për dialog, ashtu i ndryshëm.

Kjo është demokracia, kur flasim dhe dëgjojmë njeri tjetrin!

Një takim i lirë, por krejtësisht i mbështetur në ligj që u jep të drejta pedagogëve të mblidhen në asambletë e tyre!

Komuniteti ynë artikulon fjalën e lirë, qysh në Mesjetë rendet, korporatat, esnafet kishin të drejtën të mblidheshin dhe të vendosnin për fatet e tyre.

Të paktën këtë e kemi fituar. Nuk jemi më para Mesjete që dikush të habitet, çuditet, mos marrë pjesë, a të ketë frikë të ballafaqohet atje!

Kush nga universitarët ka frikë e drojë të ballafaqohet atje me kolegët në një shkëmbim të lirë idesh e propozimesh, duhet t’a shohi mirë veten!

Gjithësesi!

Artan Fuga universiteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opinion/Nga Kreshnik Spahiu: Ikbalja dhe Ilaria të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë

15:29 / June 27, 2026

Marenglen Kasmi: Po cili sovran?

09:59 / June 27, 2026

Protesta si stil jetese me qira

20:16 / June 26, 2026

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

22:39 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.