Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjobë për ata që thyjenë rregullat e vetëkarantinimit. Bëhet fjalë për ata që vijnë nga vendet e prekura dhe që duhet të bëjnë vetëkarantinën.
Apeli i kryeministrit për mediat dhe gjithë të tjerët është vetëpërmbajtja dhe se ndaj koronavirusit duhet të gjithë të jenë aleatë.
Po ashtu Rama ka kujtuar se koronavirusi nuk është aspak më i rrezikshëm se murtaja e mesjetës apo gripi i derrit në 2008- 2009.
”Një tjetër element që duhet theksuar është vetë- izolimi pra vetë- karantinimi nga zona me shpërthim ndërkombëtar apo zonat e kuqe të cilat monitorohen me rigorozitet të skajshëm nga strukturat.