Autoritetet e Hanit të Hotit mohojnë që i riu i prekur nga koronavirusit të ketë kaluar nga kjo pikë e kalimit kufitar. Bëhet e ditur se i riu V.K, 28 vjeç ka hyrë nga pika kufitare e Murriqanit.
Ai ka ikur në Itali në janar dhe është kthyer më 26 shkurt, ndërsa i ati nuk rezulton të ketë kaluar sipas sistemit TIMS.
Në fakt ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen urgjente të qeverisë tha se i ati e kishte marrë virusin përmes kontaktit të ngushtë, po pa saktësuar nëse janë vendosur në karantinë dhe familjarë të tjerë të tyre.