Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD e ftuar te Mirela Milori në ABCnews akuzoi Lulzim Bashën si bashkëpunëtor me Edi Ramën, pasi të dy mbajnë njeri tjetrin në pushtet, sepse edhe Basha është në pushtet, se ndan paratë me kryeministrin e PS-së.
Më tej Jozefina Topalli tha se kur studentët për afro një muaj u ngritën kundër kryeministrit dhe e rrëzuan gjysmën e qeverisë, ndërsa Lulzim Basha prej 6 vitesh nuk arrin të rrëzojë kryeministrin Rama.
Topalli theksoi se Edi Rama dhe Lulzim Basha do të hyjnë bashkë në një bashkëqeverisje të re, ku Rama do jetë kryeministër, ndërsa Lulzim Basha si kryeparlamentar.
Ky ishte varianti sekret, sipas Jozefina Topallit, e cila foli dhe akuzoi, por asnjë ide nuk ofroi për të gjetur zgjidhje. E pyetur nëse do të krijoni parti të re, ajo u përgjigj se nuk besoj.
Në fakt akuzat ishin të rënda, por deklarata e saj, se nuk do të angazhohet për të ndryshuar gjëndjen, nuk janë tregues i një ish-luftetarje të PD-së.
Nëse këto akuza të Topallit rezultojnë të verteta, atëhere kjo mbetet shkatërruese për PD-në. Por për të rrëzuar këto akuza publike, duhet që Lulzim Basha me datë 16 shkurt të tregojë se do ta përmbysë kryeministrin. Nëse e rrëzon me popull, akuzat e Topallit dhe të tjerëve, zhbëhen.
Opozita është në prag të protestave popullore që ka paralajmëruar, por ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk do shkonte kurrë përkrah LSI-së. Sipas saj, PD ka gabuar kur ka qeverisur sëbashku me LSI-në.
Jozefina Topalli: Me LSI-në përkrah në protestë nuk shkoj.
Pyetje: Po ju keni qeverisur bashkë?
Jozefina Topalli: Është e vërtetë dhe gabuam për mua. Nëse do jetë çdo gjë imorale në politikë sigurisht kthehet në atë që është sot. Nuk ka rëndësi në mund të jesh më e mira, më e afta, shihe si ka mbaruar universiteti, shihe si ka përfunduar arti. Opozita është kthtyer në surrogate.
Partia Demokratike ka përsëritur gjatë gjithë kësaj kohe që nuk mund të ketë zgjedhje kur në qeveri është Edi Rama. Por sipas Jozefina Ropallit, ky është një skenar që ajo e ka parë në 2017-n. Madje sipas saj, Basha dhe Rama mund të jenë pjesë e të njëjtës qeveri.
“Nuk gënjej vetën, këtë film e kam parë në 2017-n. nuk hyj në zgjedhje me ramën, nuk bëri fushatë, hyri në qeveri me ramën. Sigurisht dhe mund t’i kesh shumë shpejt bashkë në qeveri. Ata nuk kanë humbur asnjëherë raportin e komunikimit dhe interesit të përbashkët. Do të kemi një qeveri e përbashkët Rama-Basha. Rama do jetë kryeministër.Basha? Kryetar Parlamenti”, tha ish-nënkryetarja e PD-së.

