Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka ka sqaruar deklaratën e saj, teksa vetëm dy javë më parë e ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri. E ftuar në studion e Faxnews, Beruka tha se deklarata e saj u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.
“Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua t’iu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve,”- tha Beruka.
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report Tv, më 26 shkurt, lidhur me koronavirusin u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri. “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që dueht të besojnë,”- u shpreh mjekja, deklaratë e cila bëri bujë në media.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërkohë në Shqipëri, janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Muriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banorë të rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Muriqanit tha se ai nuk kishte shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe”