Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Anulimi i linjave ajrore dhe detare drejt Veriut të Italisë, Balluku: Do lejohet vetëm transporti i mallrave

16:37 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se urdhri për anulimin e fluturimeve prej dhe drejt Veriut të Italisë dhe transportit detar përfshin pasagjerët dhe jo mallrat.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja shpjegoi se vendimi është marrë me qëllim minimizimin e përhapjes së virusit COVID-19. Balluku tha se ndalohen të gjitha fluturimet për pasagjerët por jo për avionët kargo, që kryejnë transportin e mallrave.

Aktualisht, tha ministrja, janë të pezulluara fluturimet për pasagjerët nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt dhe nga: Milano Malpensa (MXP), Bergamo (BGY), Bologna (BLQ), Firenze (FLR), Genoa (GOA), Perugia (PEG), Pisa (PSA), Rimini (RMI), Venezia (VCE), Verona (VRN).

Ministrja theksoi se ndalohet edhe transporti i pasagjerëve përmes linjave detare Durrës- Ankona-Trieste, por jo i anijeve të mallrave.

Ajo apeloi kompanitë ajrore të gjejnë mënyra për lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve duke sjellë në vëmendje edhe rastin e kompanive Austrian Airlines dhe Air Albania, të cilat u kanë dhënë pasagjerëve opsionin e riskedulimit të biletës për një moment tjetër.

“Do të ishte shumë mirë që kompanitë të ndjekin një rrugë që do të ndihmonte qytetarët duke i dërguar ata në një destinacion tjetër brenda Italisë, si aeroporti i Romës apo Barit që janë të aksesueshëm aktualisht, që do tu jepte mundësinë atyre për të arritur në destinacionin përfundimtar” tha Balluku.

Anulimi balluku tirananews.al Veriut të Italisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asambleja e socialistëve në Dibër, fokus zgjedhjet e 2027 dhe forcimi i strukturave

22:03 / May 13, 2026

Berisha në Astir: Edvin Balluku dhe Lubi Rama kanë plaçkitur qytetarët sa asnjë pushtim dhe regjim tjetër

20:50 / May 5, 2026

PS bën bilancin e zgjedhjeve, në Fier fitorja më e fortë, Tirana nuk arriti objektivin

13:08 / March 21, 2026

“Çështja Balluku mbyllet vetëm me largimin e Ramës”- Berisha pas deklaratave të kryeministrit: Dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubisë! Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

14:38 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.