Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Anulimi i linjave ajrore dhe detare drejt Veriut të Italisë, Balluku: Do lejohet vetëm transporti i mallrave

16:37 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se urdhri për anulimin e fluturimeve prej dhe drejt Veriut të Italisë dhe transportit detar përfshin pasagjerët dhe jo mallrat.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja shpjegoi se vendimi është marrë me qëllim minimizimin e përhapjes së virusit COVID-19. Balluku tha se ndalohen të gjitha fluturimet për pasagjerët por jo për avionët kargo, që kryejnë transportin e mallrave.

Aktualisht, tha ministrja, janë të pezulluara fluturimet për pasagjerët nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt dhe nga: Milano Malpensa (MXP), Bergamo (BGY), Bologna (BLQ), Firenze (FLR), Genoa (GOA), Perugia (PEG), Pisa (PSA), Rimini (RMI), Venezia (VCE), Verona (VRN).

Ministrja theksoi se ndalohet edhe transporti i pasagjerëve përmes linjave detare Durrës- Ankona-Trieste, por jo i anijeve të mallrave.

Ajo apeloi kompanitë ajrore të gjejnë mënyra për lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve duke sjellë në vëmendje edhe rastin e kompanive Austrian Airlines dhe Air Albania, të cilat u kanë dhënë pasagjerëve opsionin e riskedulimit të biletës për një moment tjetër.

“Do të ishte shumë mirë që kompanitë të ndjekin një rrugë që do të ndihmonte qytetarët duke i dërguar ata në një destinacion tjetër brenda Italisë, si aeroporti i Romës apo Barit që janë të aksesueshëm aktualisht, që do tu jepte mundësinë atyre për të arritur në destinacionin përfundimtar” tha Balluku.

Anulimi balluku tirananews.al Veriut të Italisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

“Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët”, Balluku nga Fieri në 35-vjetorin e Partisë Socialiste: Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

20:18 / June 9, 2026

Asambleja e socialistëve në Dibër, fokus zgjedhjet e 2027 dhe forcimi i strukturave

22:03 / May 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.