Enver Kurti është një talent i muzikës popullore në rrethin e Matit. Për më shumë se 50 vjet ai ka debutuar në skenat shqiptare dhe të huaja si valltar, instrumentist dhe koreograf.
Kur ishte fëmijë ai ka konkuruar në festivalet lokale të rajonit ndërkohë ka spikatuar mjeshtërisht me orektrinën e njohur të Matit në festivalet folklorike kombëtare dhe aktivitetet jashtë vendit.
Virtuozi nuk e fsheh krenarinë për numrin e madh të koncerteve dhe vlerësimet që ai ka marrë.
Prej shumë vitesh Enver Kurti përgatit valltarë dhe instrumentistë të rinj. Mosha nuk e pengon të jetë çdo ditë në Pallatin e Kulturës Burrel dhe t’u mësojë fëmijëve apo të rriturve vallet tradicionale të krahinës, apo të përgatisë edhe valle të reja, moderne.


