Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbenita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kritikuar institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave.

Përmes disa postimeve në Instagram, ish-partnerja e reperit Fero u është drejtuar grave me një mesazh, duke u kërkuar të mos marrin vendime për martesën apo krijimin e familjes vetëm për shkak të presionit shoqëror.

“Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja! Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, ka shkruar Arbenita.

Në reagimin e saj, modelja ka folur edhe për përvojën personale me institucionet në Kosovë, pas përplasjeve ligjore me ish-bashkëshortin e saj për vajzën e tyre, Ninën.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse unë, si nënë, humba besimin te gjykatat, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale atje”, shprehet ajo.

Sipas Arbenitës, shqetësimet që kishte ngritur për sigurinë dhe mirëqenien psikologjike të vajzës nuk ishin trajtuar me seriozitetin e duhur nga institucionet përgjegjëse.

“Si nënë, refuzova ta lë fatin e fëmijës tim në duart e një sistemi që nuk na dha siguri. As unë, as fëmija im nuk duhet të përfundojmë viktima që institucionet më në fund të na marrin seriozisht”, ka shkruar modelja.

Ajo e ka përfunduar reagimin me një tjetër kritikë ndaj sistemit të drejtësisë.

“Drejtësia që vjen pas tragjedisë nuk është drejtësi. Është dëshmi e dështimit të një shteti që duhej të na mbronte”, shprehet Arbenita.

image 8

Kujtojmë se modelja ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të konfliktit me ish-bashkëshortin, reperin Feronit Shabani, i njohur si Fero.

Në vitin 2025, Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti aktakuzë ndaj reperit për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, lidhur me veprime të dyshuara gjatë vitit 2024. Nga ana tjetër, edhe Arbenita është përballur me procedura ligjore për moszbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me vajzën. Në gusht të vitit 2025, Gjykata Themelore në Gjilan konfirmoi lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj saj.

Të dy kanë pasur akuza ndaj njëri-tjetrit, ndërsa procedurat penale të raportuara nuk përbëjnë në vetvete vendime përfundimtare fajësie.

Reagimi i fundit i Arbenitës vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka rikthyer debatin publik në Kosovë për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për të ndërhyrë përpara se situata të përfundojë me pasoja fatale.

image 9

Arbenita Ismajli femije martesa peje Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026

“Dashuria ime është këtu”- Ish-banorja e BBVA ndan lajmin e bukur: Sjell në jetë një vajzë

22:39 / October 26, 2026

Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, autori i këngës së njohur “Vetëm 5 minuta”

16:00 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.