Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori dhe producenti Eroll Jakupi. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e artistit.
Mes personave që e kanë kujtuar publikisht është dirigjenti Emrush Thaçi, i cili i ka kushtuar një mesazh lamtumire:
“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar ai.
Jakupi ishte pjesë e grupit muzikor “Hareja” nga Shkupi dhe kontribuoi në muzikën shqiptare si instrumentist, krijues dhe producent. Ndër këngët me të cilat lidhet emri i tij janë “Vetëm pesë minuta”, “Nuk është ashtu” dhe “Qind për qind”.
Ndarja e tij nga jeta ka sjellë mesazhe ngushëllimi dhe përkujtimi nga njerëzit që e njohën dhe vlerësuan krijimtarinë e tij.
