“Hello virus from Whuan” (Përshëndetje virusi nga Wuhan). Kështu fillon versioni parodik i “Sound of Silence” (1964), kënga e famshme e Paul Simon dhe Art Garfunkel, e transformuar në një himn ndaj rezistencës në kohën e koronavirusit.
Atëherë ishte epoka e Luftës së Ftohtë ndërsa sot koronavirusi dhe kujtimi i SARS ka ndarë botën, ironizon versioni i ri i këngës.
“Të ngrihemi dhe të luftojmë virusin”, thuhet mes rreshtave.
Në parodi nuk mund të mungonin edhe këshillat: “Mbani gjithmonë duart të pastra, vetëm higjiena do të ndalojë rritjen e virusit…”