Policia e Kakavijës ka parandaluar një rast të kontrabandës së cigareve. Në gomën rezervë të një mjeti u gjetën 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi.
Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.