31-vjeçari i vendosur në karantinë tashmë pasi u identifikua me koronavirus ka folur nga ambientet e spitalit infektiv për Ora News. AI thotë se kontaktoi urgjencën të premten pas rastit në Lushnje.
Ai ka rrëfyer se ka shkuar në spital privat dhe ishin ata që e çuan te infektivi.”Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Dje doktori nuk më ka dhënë asnjë përgjigje të reultatit të analizave”, shprehet ai.
Ai thotë se e ka kapur paniku dhe se është i firkësuar për familjarët dhe kolegët e punës. Ai thotë se ka takuar shumë njerëz, familjarë, kolegë të punës dhe se shqetësimi i tij tashmë janë ata