Një 79-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
I moshuari është gjetur në trotuar dhe kanë qenë kalimtarët që kanë lajëmruar forcat e policisë. Sipas burimeve zyrtare dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.