Edhe Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa lidhur me koronavirusin në vend. Ministrja Olta Xhaçka bën të ditur se kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor.
Është filluar procesi i evidentimit të personelit ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.
Ka filluar procesi i sensibilizimit të personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura rreth masave higjenike-sanitare.
