Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet një nga tenderët më të mëdhenj në historinë e vendit! Fondi limit 6.2 miliardë lekë! Si do të jenë shtëpitë individuale që do të rindërtohen

14:48 / March 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike atë që mund të cilësohet si një nga tenderët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë. Tenderi për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti ka një fond limit 5 miliardë e 225 milionë lekë pa tvsh ose 6 miliardë e 270 milionë lekë me tvsh.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 19 marsi 2020.

Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive: Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Rindërtimi i shtëpive individuale do të ketë shpërndarje në territorin e bashkive të lartpërmendura. Rindërtimit i tyre mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose veç e veç (në shtëpitë ekzistuese) sipas përcaktimit të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore.

Projekti për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti bazohet në tre modele me kosto të ulët dhe efiçencë energjie. Përpos oborrit të përparmë, shtëpitë kanë edhe një oborr të pasmë i cili aksesohet në mënyrë direkte nga ambientet e brendshme. Ky oborr lidhet me një kopsht individual i cili do të përdoret për prodhim bujqësor.

Pas ndërtimit të secilit objekt do të realizohet plansistemimi i oborrit rrethues dhe kopshtit bujqësor, me ambjente të gjelbëruara, shtrim me materiale natyrore dhe infrastrukturën e nevojshme bujqësore.

Objektet janë njëkatëshe. Kuota 0.00 e shtëpisë është 50 cm e ngritur nga niveli i tokës dhe është e mbështetur mbi një strukturë betoni të përforcuar të spostuar 20 cm nga gjurma e ndërtesës. Për të arritur nje efikasitet në energji dhe kosto, por gjithashtu edhe shpejtësi në ndërtim për një afat kohor të shkurtër, për këto modele është përdorur konstruksion metalik parafabrikatë. Ky lloj ndërtimi është fleksibël dhe i lehtë, si rrjedhojë ofron siguri ndaj tërmeteve të shkallës së parë. Prodhimi i tyre bëhet në përputhje me kushtet klimatike të zonës.

  • shtepia 1
  • shtepi model 1
  • shtepi model 2
  • shtepite 2
  • shtepite 2
  • shtepite 3
  • shtepite 5

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti takohet me Abdixhikun, Osmanin dhe Hazirin

17:58 / August 18, 2026

Bilanci i zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, shqetësues

17:38 / August 18, 2026

Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e komisionit shtetëror të artit në hapësirat publike

17:00 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.