Mbrëmjen e të martës kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu dha urdhër që të mbyllen lokalet, palestrat etj., vende ku grumbullohen njerëz. Por mesa duket është i vvështirë ndërgjegjësimi mbi rrezikun e koronavirusit tashmë që ka mbërritur në vendin tonë.
Nga një vëzhgim i tirananews.al mëngjesin e sotëm, mjaft lokale kanë qenë hapur duke injoruar kështu urdhrin.
Sipas urdhrit të Veliajt, këto masa kanë të bëjnë kryesisht me zbatueshmërinë e vendimeve të marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë, të cilat lidhen kryesisht me shmangien e grumbullimit të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë këtu lokale, pub-e, palestra, aktivitete sportive, kulturore.
“Nga ana juaj të merren masa për kontrollin e situatës në territor dhe moslejimin e zhvillimit të aktiviteteve me karakter masiv, qofshin ato publike dhe jopublike si: lokale, pub-e, bilardo, palestra, çdo ambient që mbledh dhe grumbullon shumë persona dhe qendra të tjera argëtimi; aktivitete sportive, aktivitete kulturore, konferenca, seminare, teatro, kinema etj; grumbullime të tilla si tubime, manifestime, parakalime, koncerte, dëgjesa publike”, thuhet në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.