Numri i personave të prekur me Covid0-19 në Shqipëri ka shkuar në 15. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se deri më tani analizës së koronavirusit i janë nënshtruar 283 persona deri më tani dhe 15 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Manastirliu shtoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 84 analiza.
“Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet. Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste,”- tha ministrja.
Manastirliu komentoi edhe Opozitën për të cilën u shpreh se ka dalë tre herë blof. Sipas ministres, fakti që i gjithë personeli mjekësor ka dalë negativ në analizën për Covid-19, tregon që kanë punuar brenda protokollit përkatës teksa i kanë shërbyer viktimës së parë të koronavirusit në Shqipëri, 73-vjeçares që ndërroi jetë sot në Spitalin e Durrësit.