NATO ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e vendit tonë në Aleancën Veri-Atlantike.
Përmes një mesazhi të publikuar në platformën X, NATO thekson se Shqipëria, që prej anëtarësimit në vitin 2009, është pjesë integrale e mbrojtjes kolektive të Aleancës.
Në mesazh vlerësohet angazhimi i efektivëve shqiptarë në stërvitjet shumëkombëshe, misionet e NATO-s dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve anëtare.
Aleanca vlerëson kështu rolin dhe kontributin e Shqipërisë në angazhimet e përbashkëta për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive.
