E çuditshme ta mendosh por ja që është e vërtetë. Një numër shumë i vogël përdoruesish janë ata që përhapin lajmet e rreme në Twitter, dhe ky është rezultati i një studimi të revistës prestigjioze “Science”.
Revista ka studiuar lajmet përhapjen e lajmeve të rreme në Twitter gjatë vitit 2016 në Amerikë, dhe janë të moshuarit dhe konservatorët. Ata bënë verifikimin e mbi 16 mijë llogari Twitter në SHBA duke dalë në përfundimin se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0.01% ishin individët që përhapën rreth 80% të keqinformimit të maskuar si lajm.
“Rreth 99% e përdoruesve të Tëitter-it nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor”, thotë një prej autorëve të kërkimit, David Lazer, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University.
Përhapja e informacioneve të tilla, theksoi ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të Tëitter-it. Sipas Lazer, të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për t’i futur të dhëna të kësaj natyre në sistem.
