Një aksident është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet dhe pse rrugët kanë qenë pothuajse të zbrazëta.
Një person ende i paidentifikuar është përplasur nga një mjet rreth orës 09.50. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ushtarit të Panjohur”.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





