Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 23 numri i rasteve të prekur nga koronavirusi.
Sipas minsitrisë janë 8 raste të reja, ku tre janë në Tiranë, dy në Durrës, dy në Elbasan dhe një në Rrogozhinë.
Aktualisht situata është kjo: 16 të prekur në Tiranë, tre në Durrës ku një ndërroi jetë një ditë më parë, dy në Elbasan, një në Lushnje dhe një në Rrogozhinë.
