Një doktor në Madrid i cili kishte marrë virusin e ri Covid 19 ka postuar live në Twitter simptomat e tij.
Doktori 35-vjeçar Yale Tung Chen u diagnostikua të dielën dhe që atë ditë është në karantinë.
JA POSTIMET E TIJ
Dita e parë pas diagnostikimit me Covid 19:dhimbje fyti, dhimbje koke (e fortë!) kollë të thatë por jo vështirësi në frymëmarrje. Nuk ka anomali në mushkëri.
Dita e dytë pas COVID. Më pak dhimbje fyti, kollë dhe dhimbje koke (falë Zotit), ende asnjë vështirësi në frymëmarrje, apo dhimbje pleuritike në gjoks.
Dita e tretë. As dhimbje fyti e as dhimbje koke. Dje ishte dita e kollës por ende jo vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje gjoksi. Nisi diarrea po kolla u bë më mirë.
Dita e katërt. Më shumë kollë dhe lodhje (shumë keq) por ende nuk kam vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje gjoksi.

Duke folur për BBC ai tha se për momentin është në shtëpinë e tij bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Ata në fakt kanë rezultuar negativ, kështu që po përpiqen të mos kenë shumë kontakte bashkë.
“Përveç të gjithave unë jam mirë. Besoj se kam simptoma të lehta. Në fakt, vitin e kaluar kam pasur grip, dhe ajo ishte më keq se simptomat që kam të koronavirusit”, tha ai
