Mëngjesin e sotëm pesë persona janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit pasi nuk respektuan urdhrin e qeverisë për mosqarkullim të mjeteve private.
Kjo është një nga masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, në një kohë që janë konstatuar 23 të prekur.
Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.
Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve e qytetarëve të mos daslin në rrugë.
