Një 75-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 10.45 në vendin e quajtur poshtë Urës së Babrroit. Sipas policisë paraprakisht nuk ka shenja dhune, por dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
