Policia e Shtetit bën të ditur se ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit në Shqipëri nga vendet e prekura nga COVID.
Bëhet e ditur se ata po kontakohen nga policia për të qëndruar në vetëkarantinim për dy javë.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Shtetit ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.
Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore.
