Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ja si është koronavirus… Eksperienca e gazetares italiane

15:13 / March 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pierfrancesca Graviani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pierfrancesca Graviani, një gazetare italiane, që tani është në karantinë në shtëpinë e saj në Paris, pasi ka rezultuar pozitive për koronavirusin, tregon përmes një lidhjeje video, eksperiencën e saj me covid 19 dhe simptomat që ajo ka kaluar.

’Gjithçka filloi me një fundjavë gjatë të cilës unë shkova tek prindërit në Piacenza, në Itali, tani një zonë e kuqe, por në atë kohë, në fund të shkurtit, nuk kishte asnjë rast. Unë mbërrita në Itali më 20 shkurt dhe u largova më 23’’.

Në kthim, ajo kishte bërë testin dhe po atë mbrëmje, kishte marrë telefonatën…

‘’Pranoj se tani është gjithçka në rregull. Unë jam mirë, shëndeti im është mirë. Por kur të thonë në telefon, je pozitive, vërtetë që nuk mund të jesh shumë e kënaqur’’.

Për sa i takon simptomave, ajo tregon se kishte patur vetëm temperaturë.

‘’Mendoj se në fillim ata më shtruan në spital sepse jam azmatike. Dhe kishin frikë se mund të kishte komplikime. Fatmirësisht nuk pata kollë dhe situata ime ishte e mirë. Ata thjeshtë më kujtuan të vazhdoj trajtimin për azmën dhe nuk pata probleme të tjera’’.

Tani prej dy ditësh ajo pret një tjetër përgjigje..

‘’Unë shpresoj dhe ndjej se testi është negativ sepse nuk kam më simptoma. Nuk kam temperaturë por më kanë thënë se kolla mund të vijë më pas. Nuk ka një rend në të vërtetë, simptomat mund ti kesh edhe më vonë. Unë nuk kam patur ndaj shpresoj që përgjigjia të jetë negative’’.

gazetare Itali Pierfrancesca Graviani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Torino/ Vidhen bizhuteri me vlerë 1 milion euro për 4 minuta! Hajdutët marrin me vete diamantë, smeraldë e orë

17:42 / June 7, 2026

Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor

16:15 / June 7, 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani i drejtohet kutive të votimit, thirrje qytetarëve të Kosovës: Ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

11:59 / June 7, 2026

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

14:50 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.