Situata e krijuar në Shqipëri për shkak të përhapjes së koronavirusit ka sjell dhe rritje çmimesh, si të ushqimeve dhe të ilaçeve, pavarësisht paralajmërimeve për gjoba nga ana e qeverisë.
Farmacistët janë ata që janë në frontin e parë të luftës globale bashkë me mjekët e infermierët dhe puna e tyre si në gjithë botën dhe në Shqipëri nuk është thjesht të shesë ilaçet, çmimet e të cilave nuk janë në dorë të tyre, por dhe të këshillojnë pacientët mbi përdorimin.
Diola është një prej farmacistëve që punën e bën me shpirt e pasion dhe jo për vlerën monetare që merr në fund të muajit.
POSTIMI I DIOLA MUSTAFALLARI
Marr shkas nga nje kronike lajmesh…
Disa fjale nga nje farmaciste,per farmacistet!
Ka dite qe po jetojme ne kete situate te pazakonte globale,brenda nje vorbulle informacioni ndonjehere kontradiktor.
Detyra e shume njerezve eshte qe keto dite te qendrojne brenda shtepive te tyre,te paket jane ata qe ecin neper rruget e zbrazura.
Deri pak jave me pare askujt nuk i binte nder mend per mjeket dhe infermieret, nje kategori e diskriminuar, e pavleresuar,me syte nga perendimi.Sot heronj te heshtur dhe te vleresuar me bonuse per punen e tyre.
Nje palo gazetare kishte mbushur sot hapsiren televizive me nje palo kronike ne lidhje me abuzimet ne sherbimin farmaceutik,duke perbaltur te parat bluza te bardha qe perballen drejtperdrejt me cdo pacient.
Do doja ti shkruaja dy fjale kesaj gazetaruceje.
Une jam farmaciste prej 11 vitesh dhe kete profesion e kam zgjedhur dhe e bej me perkushtim pertej vleres monetare fikse qe fitoj ne fund te muajit.
Nuk ke aspak te drejte te hedhesh balte mbi punen time dhe te kolegeve te mij.
Nese nuk ja ke haberin se si funksionon farmaceutika ne shqiperi mos merr persiper te dezinformosh.
Jemi ne fund te nje zinxhiri te gjate qe nis me monopole grosistesh te pangopur dhe qe perfundon me nje marzh fitimi qesharak.
Jemi nder bizneset me te kontrolluar qe nga hetimi tatimor, QKKB,UFSH,MSH, Bashkia,DRFSDKSH …e shume te tjera ne vazhdim…dhe perseri nuk te flas si biznesmene por si Farmaciste.
Jemi ne vijen e pare,Ne Vijen e Pare te kesaj lufte globale me kete pandemi te frikshme.
Po te kujtoj qe ne spital mund te kurohet 0.1% e mbartesve te COVID-19,pjesa tjeter vjen ne farmaci per trajtim simptomatik.
Jemi te detyruar te dalim heret prej shtepie,te mos shohim femijet tane per gjithe diten,te punojme nonstop ne sherbim te njerezve
dhe ky sherbim nuk eshte vetem nje shitje medikamenti ne banak por eshte me shume.
Eshte te besh dhe psikologen duke degjuar shqetesimet dhe ankesat e tyre.
Eshte te besh dhe mjekun ne sherbimet e HTA, glicemise, leximin e analizave, antibiogramave,situatave te emergjecave…
Eshte te japesh kurajo dhe shprese atje ku jeta qendron ne fije te perit.
Eshte nje buzeqeshje pertej pershkrimeve dhe keshillave ne marrjen e medikamenteve,madje ndonjehere dhe kur nuk ke fare deshire te qeshesh.
Dhe kjo behet kundrejt asgjeje fitimprurese.
Do beje mire qe te tregoje keto ne kroniken tende dhe jo ate masken qe ta paskan dhene gratis… Do beje mire qe tregoje kete, qe neser ne mengjes kur te vesh perparesen e bardhe te me shohin si nje nene qe rrezikon femijet e saj ne krye te nje lufte te perbashket dhe jo si nje zhvatese qe perfiton nga situata.
