Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbi 1 mijë mjekë e infermierë vullnetarë kundër COVID-19, ja sa do të jetë bonusi që do të marrin

14:28 / March 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrjet së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer vullnetarisht dhe për t’u vënë krah bluzave të bardha në betejën kundër COVID-19, u janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë.

Kryeministri Edi Rama tha se që me rrogën e marsit, mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që do të vijojë të jepet deri në përfundim të kësaj situate. Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë, se ky bonus do t’u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit.

“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar”, tha Rama.Nesër administrata do të vazhdojë të jetë pushim, nisur kjo edhe nga fakti që dita e verës pushim zyrtar qëlloi ditë të diele. Por pushim do të jenë edhe në vijim, pasi administrata aktualisht po punon me staf të reduktuar, ku nënat kanë marrë leje për të qenë pranë fëmijëve që nuk ndodhen në shkollë, apo edhe ata që janë në moshë, si më të rrezikuarit nga COVID-19.

Në punë do të qëndrojnë ata që janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale për qytetarët, siç janë edhe kompanitë që garantojnë hallkat jetike të ekonomisë së vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.