Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi/ PD shpërndan analizën e Dr. Mirela Tabakut: Qëndrimi që po mbahet ndaj personave që paraqesin ankesa po arrin kufjtë e jonjerëzores

17:27 / March 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Doktoreshë Mirela Tabaku, në një analizë të shpërndarë nga PD, i bën thirrje kryeministrit Rama që të sqarojë situatën për diagnostikim e të dyshuarve me koronavirus.

Tabaku thotë se duhen shtuar fondet për tamponë, kite dhe për sete mbrojtëse për stafet mjekësore, duke shtuar se në 24 orët e fundit janë testuar vetëm 27 persona të dyshuar.

Sipas saj, qëndrimi që po mbahet ndaj personave që paraqesin ankesa, “po arrinë kufijtë e jonjerëzores”.

Deklarata e plotë:

A ka mungese mjetesh per diagnostikimin e te dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku ben analizen e situates: Kryeministri te sqaroje urgjentisht situaten dhe te shtoje fondet per tampone, per kite te berjes se testeve dhe per setet mbrojtese per stafet mjekesore.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin “korona” kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.

Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.

Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase. Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.

jonjerëzores koronavirusi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.