Në këto orë të vona të natës, Tirana nuk është si çdo fundjavë tjetër, ku mbizotëron zhurma e lokaleve të natës.
Është e boshatisur, pa asnjë këmbë njeriu për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë globale të COVID-19.
Një video pikante me dron e dy të rinjve nuk ka nevojë për koment, pasi tregon më së miri gjithë gjendjen.
Por puna artistike nuk ka mbaruar me kaq, pasi ata kanë zgjedhur fjalët më pikante të kryeministrit Rama, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Mund ta kujtojmë mesazhin zanor të tij, kur u përpoqëm të merrnim një person në telefon, ku këshillonte të mos lëviznim nga shtëpia dhe të lanim duart sa më shpesh.
Gjithashtu një nga zgjedhjet më epike është edhe thirrja sensibilizuese e forcave blu, të cilët me megafon në makinë shëtisnin nëpër rrugët e kryeqytetit duke këshilluar e rikujtuar rregullat.
Sot është dita e tretë e vetëizolimi, shumë prej jush nuk do të donin të ishin në këtë gjendje, por kjo është për të mirën e të gjithve, për të mbrojtur njëri-tjetrin duhet të sakrifikohet.