Pas izolimit të fundjavës ka nisur një qarkullim i pjesshëm i mjeteve mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas urdhrit të kryeministrit është lejuar që pas mesnatës deri në orën 08.00 të lejohej qarkullimi i mjeteve.
Me pas, asnje mjet ne qarkullim, pervec ambulancave dhe mjeteve te sherbimit per transport mallrash, e medikamentesh.
Sipas urdhrit lejohen pergjate kesaj fashe orari mjete rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1, në të gjithë vendin për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.
Nuk u lejua qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar taksitë brenda këtij orari.
Ja si do te vijoje me pas:
Policia njofton se në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.
Ndersa qarkullimi i automjeteve për punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.
