Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Në nëntë raste të reja katër janë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku bëhet fjalë për një mjek dhe tre infermier të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin që u vizitua nga i afërmi i tij i ardhur nga Italia dhe mbartës i virusit.
Të dhënat e fundit bëjnë të të ditur se janë testuar 563 raste të dyshuara, prej të cilave në total 51 raste. Nga këto 34 në Tiranë, 5 në Durrës, dy në Lushnje, dy në Elbasan, gjashtë në Fier dhe dy në Rrogozhinë.
Në terapi intensive janë 29 persona, prej të cilëve tre në terapi intensive.
Zv.minsitrja Rakacolli bëri thirrje që të tregohet historiku i lëvizjeve tek mjekët për të lehtësuar kështu punën e konstatimit dhe gjurmimit.
