Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar sot në qytetin Pontedera. Në pranga është vënë një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. I riu teksa po lëvizte në sensin e kundërt u pikas nga policia dhe u arrestua. Gjatë kontrolleve policia gjeti një sasi prej 4 mijë eurosh si dhe një sasi droge të llojit marijuanë. 22 vjeçarit shqiptar iu konfiskuan paratë pasi dyshohet se i ka përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.
Postime te ngjashme
Add A Comment