Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izolimi nga koronavirusi, ndryshojnë procedurat për akreditimin e automjeteve, ja si duhet vepruar për të lëvizur lirshëm

17:43 / March 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia njofton të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar.

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 paradite dhe pasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentin e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil, ministri Lamallari: “Policia do të reagojë ndaj atyre që sfidojnë ligjin”

12:53 / August 19, 2026

Zjarret përfshijnë Malin e Tërbunit, Gojanin dhe Gjegjanin, në terren 40 efektivë dhe dy helikopterë

10:57 / August 19, 2026

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

10:02 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.