Masat e rrepta vijojnë të zbatohet në vend, duke nisur dhe ajo e fundit e ndalimit dhe të shëtitjeve dhe ecjes në këmbë.
Mjekët e ekspertët vijojnë të bëjnë apel për të qëndruar në shtëpi. Mjeki i njohur Tritan Kalo në një postim në rrjetet sociale thtoë se dy janë fushat kryesore në luftën ndaj koronavirusit, informimi dhe vetëndërgjegjësimi.
MESAZHI I MJEKUT KALO
QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundëshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-jatrin, për t’u INFORMUAR nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!
