Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lëvizja me makinë private, ja si të vetëdeklaroni online lëvizjet

13:47 / March 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kokorona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia bën të ditur se mjetet private që do të lëvizi në fashën e orareve të lejuara nga policia duhet të plotësojnë një formular online në faqen e policisë.

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://ëëë.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/.

Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e makinës, te xhami i parë për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.

Prej datës 15.03.2020 ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Coronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.