Ky telefon ende nuk është publikuar zyrtarisht nga Motorola por pamjet e tij kanë dalë tashmë nga sajtet e njohura të lajmeve teknologjike.
Sipa the Verge, që i referohet fotove të publikuara nga Evan Blass një nga specialistët e risive teknologjike, tregohet se ai do të ketë një kamera 108 megapiksle, ekran të lakuar dhe do të jetë në dy ngjyra, i kuq dhe blu.
Ndërkaq, pritet që telefoni i ri të ketë një procesor Snapdragon 865, 8 ose 12 GB RAm dhe një bateri 5000 mAh, bazuar në një raportim të fundit të XDA-Developers.
Krahas sensorit 108 megapiksel siç shihet në pjesën e pasme të telefonit, në celularin e ri pritet të ketë dhe dy kamera, një aparat fotografik me kënd të gjerë 16 megapiskel dhe një tjetër 8 megapiksel.
Nuk dihet ende se kur do të dalë në shitje zyrtarisht ky telefon i ri i Motorola, megjithëse është folur më herët për datën 3 prill. Ndërkohë që mendohej se do të publikohej në kongresin botëror të Celularëve në Barcelonë, para se ai të anulohej për shkak të përhapjes së koronavirusit.

