Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana si qytet i zymtë, e boshatisur për shkak të Coronavirusit (Video)

23:41 / March 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana corona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana më shumë se kurrë, duket e vdekur në mbrëmje. Nëse në fundjavë ajo gjallëron nga njerëz që dalin për argëtim, me masat e izolimit, kjo mbrëmje e së premtes është e heshtur. Asnjë klub nate, asnjë restorant apo pastiçeri, asnjë lëvizje. Gjithçka e zymtë.

Të vetmit frymorë që qarkullojnë në qytet janë punonjësit e policisë, bluzat e bardha dhe gazetarët. Ata kanë lënë familjen për të ushtruar profesionin përballë një virusi që mund tu kushtojë jetën. Dhe këtu mbyllet dita e parë e një qyteti të paralizuar…..

Në qytet është paralizuar edhe transporti publik. Një pjesë e tyre nuk qarkullojnë, ndërkohë që pronarët e urbanit ankohen se shpenzojnë miliona lekë me dezinfektues çdo ditë.

“Janë maskat, dezinfektimi ditor, dorezat, ndërrimi i maskave çdo tre orë. Ne ende nuk kemi marrë një informacion se kush do i paguaj, ne po i bëjmë se jeta është parësore. Por në një moment të dytë edhe kjo pjesa e dezinfektimit duhet të na paguhet”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega Trans
Përveç faktit se nuk ka më shërbim urban për njerëzit që duhet të shkojnë në punë, ende nuk dihet se çdo të ndodhë me fatin e të punësuarve në këtë sektor. Janë me dhjetëra shoferë e faturino, të cilët po qëndrojnë në shtëpi, të pezulluar nga puna.

“Është një situatë në disfavor të të gjitha palëve. Si të punëdhënësve ashtu edhe të punë marrësve. Nuk ka asnjë limit të qartë kohor se për sa kohë kjo gjë do të vazhdojë. Shumica e fabrikave janë mbyllur, baret, restorantet, lokalet janë mbyllur. Transporti publik është mbyllur, kërkesa për importim ka rënë, duket se gjithçka nuk po punon dhe kjo ka një ndikim shumë shumë të madh në ekonomi”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega Trans. /Top Story/

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1344059795788138/?t=0

COVID-19 Qytet tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.