Tirana më shumë se kurrë, duket e vdekur në mbrëmje. Nëse në fundjavë ajo gjallëron nga njerëz që dalin për argëtim, me masat e izolimit, kjo mbrëmje e së premtes është e heshtur. Asnjë klub nate, asnjë restorant apo pastiçeri, asnjë lëvizje. Gjithçka e zymtë.

Të vetmit frymorë që qarkullojnë në qytet janë punonjësit e policisë, bluzat e bardha dhe gazetarët. Ata kanë lënë familjen për të ushtruar profesionin përballë një virusi që mund tu kushtojë jetën. Dhe këtu mbyllet dita e parë e një qyteti të paralizuar…..

Në qytet është paralizuar edhe transporti publik. Një pjesë e tyre nuk qarkullojnë, ndërkohë që pronarët e urbanit ankohen se shpenzojnë miliona lekë me dezinfektues çdo ditë.

“Janë maskat, dezinfektimi ditor, dorezat, ndërrimi i maskave çdo tre orë. Ne ende nuk kemi marrë një informacion se kush do i paguaj, ne po i bëjmë se jeta është parësore. Por në një moment të dytë edhe kjo pjesa e dezinfektimit duhet të na paguhet”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega Trans
Përveç faktit se nuk ka më shërbim urban për njerëzit që duhet të shkojnë në punë, ende nuk dihet se çdo të ndodhë me fatin e të punësuarve në këtë sektor. Janë me dhjetëra shoferë e faturino, të cilët po qëndrojnë në shtëpi, të pezulluar nga puna.

“Është një situatë në disfavor të të gjitha palëve. Si të punëdhënësve ashtu edhe të punë marrësve. Nuk ka asnjë limit të qartë kohor se për sa kohë kjo gjë do të vazhdojë. Shumica e fabrikave janë mbyllur, baret, restorantet, lokalet janë mbyllur. Transporti publik është mbyllur, kërkesa për importim ka rënë, duket se gjithçka nuk po punon dhe kjo ka një ndikim shumë shumë të madh në ekonomi”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega Trans. /Top Story/

Top Story/ Tirana si qytet i zymtë, e boshatisur për shkak të Coronavirusit

Top Story/ Tirana si qytet i zymtë, e boshatisur për shkak të CoronavirusitTirana më shumë se kurrë, duket e vdekur në mbrëmje. Nëse në fundjavë ajo gjallëron nga njerëz që dalin për argëtim, me masat e izolimit, kjo mbrëmje e së premtes është e heshtur. Asnjë klub nate, asnjë restorant apo pastiçeri, asnjë lëvizje. Gjithçka e zymtë. Të vetmit frymorë që qarkullojnë në qytet janë punonjësit e policisë, bluzat e bardha dhe gazetarët. Ata kanë lënë familjen për të ushtruar profesionin përballë një virusi që mund tu kushtojë jetën.Dhe këtu mbyllet dita e parë e një qyteti të paralizuar…..Në qytet është paralizuar edhe transporti publik. Një pjesë e tyre nuk qarkullojnë, ndërkohë që pronarët e urbanit ankohen se shpenzojnë miliona lekë me dezinfektues çdo ditë. “Janë maskat, dezinfektimi ditor, dorezat, ndërrimi i maskave çdo tre orë. Ne ende nuk kemi marrë një informacion se kush do i paguaj, ne po i bëjmë se jeta është parësore. Por në një moment të dytë edhe kjo pjesa e dezinfektimit duhet të na paguhet”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega TransPërveç faktit se nuk ka më shërbim urban për njerëzit që duhet të shkojnë në punë, ende nuk dihet se çdo të ndodhë me fatin e të punësuarve në këtë sektor. Janë me dhjetëra shoferë e faturino, të cilët po qëndrojnë në shtëpi, të pezulluar nga puna.“Është një situatë në disfavor të të gjitha palëve. Si të punëdhënësve ashtu edhe të punë marrësve. Nuk ka asnjë limit të qartë kohor se për sa kohë kjo gjë do të vazhdojë. Shumica e fabrikave janë mbyllur, baret, restorantet, lokalet janë mbyllur. Transporti publik është mbyllur, kërkesa për importim ka rënë, duket se gjithçka nuk po punon dhe kjo ka një ndikim shumë shumë të madh në ekonomi”, tregon Ervin Shijaku, President i Shega Trans

Posted by Top Story në Top Channel on E martë, 17 Mars 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here