Mëngjesi e sotëm ka ndërruar jetë dhe 66-vjeçari nga Lushnja i cili ishte në terapi intensive dhe ishte në gjendje të rëndë.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ishte në respirim të drejtuar në reanimacion dhe prej distësh ishte shtruar në spitalin infektiv. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
