Dashuri në kohën e koronavirusit, avokatja shpjegon: Pse pritet ‘bum’ divorcesh
A mund të çojnë masat kufizuese dhe vetëizolimi në një rritje të numrit të divorceve Avokatja Baroness Shackleton nga Belgravia thotë se po. Ajo ka pasur klientë njerëz të njohur si Paul Mçartney, Princi i Uellsit, Madonna dhe Liam Gallagher.
BBC raporton se avokatja beson se periudhat e zgjatura të të qenit të izoluar, pa plan për aventura mund të jenë shumë më e rrezikshme sesa mund të mendojnë disa çifte.
“Koha kur grindjet arrijnë kulmin janë pasi qendrojme per nje kohe të gjatë bashke kur jemi me pushimet verore dhe gjatë Krishtlindjeve,” tha ajo, duke folur në Shtëpinë e Lordëve.
“Vetëm imagjinoni se cfare ndodh kur familjet mbyllen në një shtepi për një periudhë të gjatë kohore. Pra, nëse jeni ose do të izoloheni … thjesht përpiquni të jeni ekstremisht i lumtur me njëri-tjetrin”, këshillon ajo.
