Në një kohë kur koronavirusi është një kërcënim për jetën e gjithësecilit dhe numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 59, karantinimi mbetet forma e vetme për t’i bërë ballë kësaj pandemie.
LEXO EDHE: MSH: Shkon në 59 numri i të prekurve me COVID, tre në terapi intensive
Kjo vlen për të gjithë pa përjashtim. Shumë figura të njohura kanë dhënë mesazhe nga shtëpitë e tyre duke iu bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë dhe mos të rrezikojnë.
Një apel të tillë e ka bërë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi.
Duke u sërvitur në ambientet komode të shtëpisë, Kushi thotë se “Jo vetëm lexim dhe gatim. Gjimnastika në kushtet e shtëpisë ndihmon për forcimin e imunitetit kundër virusit.”

/Tirananews.al
