Në masë xhiro me bicikleta, por edhe shëtitje buzë Lungomares. Kjo është panorama që na vjen nga qyteti i Vlorës, atje ku qytetarët nuk i kanë rezistuar dot diellit dhe kanë sfiduar frikën e koronavirusit.
Edhe pse në listën e qyteteve të karantinuara në Shqipër. vlonjatët nuk i janë bindur urdhrave, madje ecin edhe në grup.
Gjatë natës së mbrëmshme policia ka marrë 17 masa për drejtues mjetesh që lëviznin në kundërshtim me orarin e përcaktuar, 6 prej të cilëve iu është hequr patenta.
