Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Flet Shefi i Urgjencës:Kur pritet të jenë shifrat më të larta me koronavirus

20:36 / March 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se çdo lëvizje apo fluks i vogël njerëzish është një burim infeksioni, për personat me imunitet më të dobët.

Në një lidhje në Skype, për emisionin “Historia ime” në TV Klan, doktori shtoi se është e rëndësishme ruajtja e distancës sepse nëse nuk mbrohemi natyrisht do ta marrim atë.

Skënder Brataj: Çdo lëvizje e afërt dhe pa mbrojtje, çdo fluks i vogël njerëzish në këtë moment është burim infeksioni për njerëzit më të dobët, më të prekshëm, që janë me imunitet më të vogël në këto momente. Personat që janë me sëmundje kronike, sidomos po t’i shtohet dhe koronavirusi është goditje fatale për ta. Pra personat që dalin, duhet të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, ushqimi, uji, farmacia, shërbimet e higjenës dhe të dalin një person për familje dhe jo të shoqërohet nga të tjerë dhe sidomos jo fëmijë me vete, as në supermarkete, as në shërbime të tjera të domosdoshme. Edhe ruajtja e distancës sepse dihet saktësisht tani që ky virus, transmetohet nëpërmjet spërklave të përshtymës, tështimave dhe po s’u mbrojtëm natyrisht do ta marrim atë.

Mirela Milori: Kur pritet të jenë shifrat më të larta?

Skënder Brataj: Eksperienca botërore, si Kina dhe Italia tregoi se dy-tre javët e para janë problemi kulmor i kësaj gjendjeje, kur të mbërrihet piku i numrit të infektimeve dhe rënia e tyre, ajo është gjendja kur filon të dominohet infeksioni. Nëse ndjekim këtë trend është edhe 2-3 javë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.