Fjoralba Ponari është ndër moderatoret e reja të ekranit. Duke qenë se Fjoralba është tashmë një figurë e njohur për publikun, ndjekësit kanë filluar ta krahasojnë me personazhe të tjerë të njohur dhe një prej tyre është edhe aktorja e njohur Elçin Sangu.
Në opsionin “Ask a question” në Instagram, mes mesazheve të shumta që i kanë mbërritur moderatores njëri i referohej ngjashmërisë që ajo ka me aktoren turke. Me sa duket, ndjekësi/ja nuk është i/e vetmi/ja që e ka vënë re këtë ngjashmëri, pasi Fjoralba ka pranuar se ia kanë thënë shumë njerëz, përfshirë edhe motrën e saj.




