Nisur nga shqetësimet e shumta për rritje galopante të çmimeve për dezinfektantët, maskat dhe dorezat Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim ndaj tregtimit me shumicë e pakicë të këtyre produkteve,pra në depo dhe rrjetin farmaceutik.
Sipas njoftimit të Autoritetit hetimi përfshin përiudhën 1 janar deri më 31 maj 2020.

Ndërkaq, me një tjetër vendim, Autoriteti ka vendosur të marrë masa aktuale ndaj rrjetit farmaceutik, masa që do të jenë për gjithë periudhën e hetimit.

