Virusi do luftuar me inteligjencë dhe vendosmëri kanë qënë fjalët e shefes së departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino në mesazhin e shpërndarë këtë mëngjes, ku thotë se duhet të respektojmë rregullat dhe masat që janë përcaktuar.
Mesazhi i znj. Bino është shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan: #COVID-19. Fjalën duhet ta kenë ekspertët! Ju lutem kushtojini pak minuta nga koha juaj këtij mesazhi të dr. Silva Binos👇 #QëndroniNëShtëpi
