Policia e shtetit bën të ditur se janë arrestuar Klement dhe Eldi Çala, në kërkim për vjedhjen spektakolare në Rinas. Në operacionin e tij janë përfshirë 300 forca policore.
Ndërkaq, bëhet e ditur se janë sekuestruar dhe armë, vlera monetare dhe makina.
NJOFTIMI
Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.
Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.
Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.
Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.
Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.
Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.
