Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

CR7 mund të marrë një tjetër goditje, këtë herë nga atdheu i tij Portugalia

18:44 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cr7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dënimi i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo për evazion fiskal dhe gjyqi që persekutoi ish-fituesin e Topit të Artë për muaj me radhë, me shumë gjasa do të ketë ndikim dhe në vendlindjen e lojtarit. Portugalia do të analizojë dosjen hetimore dhe dënimin e dhënë nga drejtësia spanjolle në rastin e futbollistit të Juventusit që arriti një marrëveshje me prokurorët për shmangien e taksave.

Në rast të gjetjes së bazave të mjaftueshme, vendi luzitan do të tërheqë të gjithë titujt honorifikë dhe vlerësimet kombëtare për atë që cilësohet futbollisti më i mirë në historinë e Portugalisë. Marcelo Rebelo de Sousa, President i Portugalisë, tha: “Ligji është shumë i thjeshtë dhe duhet kuptuar nga të gjithë. I takon kancelarëve të urdhrave kombëtarë të verifikojnë nëse ekzistojnë situata të tilla për revokimin e një nderimi të tillë në rastin e Ronaldos”.

Presidenti shtoi se do të presë versionet origjinale të gjykatës spanjolle për të vendosur nëse mund të zhveshë Cristiano Ronaldon nga nderimet e marra. Futbolisti luzitan u vlerësua me Kryqin e Urdhrit të Meritës dhe Urdhrin Dom Henrike, nderime të larta në Portugali. Por, nëse në rang kombëtar titujt e tij diskutohen, këtë nuk do ta vendosë në dyshim vendlindja e tij, ishulli i Madeiras, që nënvizoi se do t’i qëndrojë besnike idhullit të shtëpisë, duke e përfshirë edhe në emrin e aeroportit.

atdheu cr7 goditje portugalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.